TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Hoda zhvilloi sot një takim me Mark Harbers, ministër për Migracionin i Holandës.
Në këtë takim, u diskutua sidomos emigracioni i paligjshëm. Ministri i Holandës tha se shteti i tij e konsideron Shqipërinë vend të sigurt origjine.
Hoda nga ana e saj deklaroi se qeveria shqiptare ka bërë hapa për parandalimin e fenomenit të emigracionit të paligjshëm.
"Ndamë qëndrime të përbashkëta çështje të tilla të tilla si migracioni, përkatësisht azilantët e parregullt, krimi ndërkufitar, shkëmbimi i informacionit policor, organizimi i operacioneve të përbashkëta ndaj krimit të organizuar", tha Voda.
"Tema kryesore e vizitës sime është emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria dhe kalimi i paligjshëm nëpërmjet Holandës. Qëllimi im është të ndalojmë këtë emigracion të paligjshëm, duke punuar ngushtësisht me autoritetet shqiptare", tha ministri holandez, Mark Harbers.