TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nuk është aspak e vërtetë. Nuk kam takuar asnjë trajner në Itali!”.
Kjo është deklarata për TPZ.Al e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i pyetur pas publikimit në mediat italiane dhe më pas nga ato shqiptare, në lidhje me një marrëveshje të arrirë mes tij dhe trajnerit Edi Reja.
Bosi i FSHF-së, i cili ndodhet në Itali, dha edhe detaje të tjera për TPZ.al.
“Jemi ende në fazën propozimeve. Gjithsesi, nga java tjetër do të jemi gati”, pohoi Duka.
Aktualisht, përfliten për ta pasuar Kristian Panuçin disa emra, që të gjithë italianë: Edi Reja, Alberto Zakeroni dhe Roberto Donadoni.
Paraditen e sotme, radioja italiane “Kiss Kiss”, e bëri thuajse të kryer marrëveshjen Duka-Reja.
Në fakt, Duka është i “dashuruar” me trajnerët italianë. Gjatë epokës së tij, nga viti 2002 janë ulur në bankinën kuqezi tre të tillë: Xhuzepe Dosena, Xhani De Biazi dhe Kristian Panuçi.
/TPZ.AL/