AKTUALITET, 8 Prill 2019, 20:36

Fillon raprezalja ndaj protestuesve, 20 furgonë policie kontrolle në banesa te 'Bregu i Lumit'

Fillon raprezalja ndaj protestuesve, 20 furgonë policie kontrolle në

Ka filluar pak minuta më parë represioni policor ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”, të cilët kundërshtuan sot me forcë prishjen e padrejtë të shtëpive të tyre nga IKMT-ja.

Sipas burimeve, mbi 20 furgona policie janë drejtuar këtë moment për te “Bregu i Lumit” ku po ushtrojnë kontrolle në banesat e protestuesve që ishin aktivë sot.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Sandër Lleshaj sillet si Policia e Errësirës që bastis shtëpitë sapo bie nata.