TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në intervistën e tij të parë pas kthimit prej 7-vjetësh, Pirro Çako i ftuar tek Rudina në TvKlan, shpjegoi qartë se si lindi bashkëpunimi mes tij dhe Xhensilës për hitin ‘Sekreti Im’. Ai gjithashtu tregoi se xhirimet e klipit duhet të bëheshin në Paris, por ideja e tij ishte në Venecia, ku po mbaheshin edhe karnavalet dhe atmosfera ishte më e përshtatshme.
“Nuk desha të rikthehesha si kantautor. Isha i ndrojtur, por ky brezi i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Kur erdhi Xhensila i thashë: Po ç’do ti të bashkëpunosh me mua, unë do të të bëj këngë të bukur, do përpiqem,” por Xhensila kishte këmbëngul: “Dua duet me ty, jam e sigurt”, -tregoi Pirro.
“Më dha energji pozitive dhe dhashë maksimumin për të realizuar këtë këngë . E çoi më tej atë gjënë që kisha në kokë dhe e falenderoj për këtë, po mos të kishte qenë Xhensila nuk do të kisha sjellë këtë këngë,”- u shpreh ai.