AKTUALITET, 8 Prill 2019, 18:55

Takimi me Palmer, Rama jep detaje: Çfarë biseduam...

Takimi me Palmer, Rama jep detaje: Çfarë biseduam...

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Twitter” thotë se ka biseduar sot me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan për disa çështje me rëndësi për Shqipërinë. Rama shprehet se me Palmer ka bieduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale SHBA – Shqipëri, integrimin europian të Shqipërisë, dialogun Kosovë – Serbi dhe situatën politike në vend. “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”, shkruan Rama.