TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kriza politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin pas djegies së mandateve parlamentare nga ana e opozitës duket se ka venë në lëvizje presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili ditët e fundit ka bërë disa reagime.
Por më i fundit ka ardhur vetëm para çpak minutash, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas kreut të shtetit, “dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm”.
“Situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm”, shkruan presidenti Meta në Facebook.