TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke ardhur nga Greqia është ndaluar nga shërbimet e doganës dhe policisë Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhës greke në Universitet, shkruan Faxweb.al.
Ndalimi i tij është bërë pasi Barka mbante me vete rreth 100 libra nga të cilat rreth 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për “vorio epirin”, ndërsa librat do të futeshin në Universitet.
Burimet bëjnë me dije se librat u sekuestruan dhe materialet në ngarkim të Barkës do i kalojnë prokurorisë. Ndërkohë që policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje.