TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërkesave të kryeministri Edi Rama për dialog studentët i kanë refuzuar duke i qëndruar kushtit se nuk mund të ketë negociata pa plotësuar më parë tetë kërkesat.
I refuzuar nga protestuesit, Rama zhvilloi një përballje me studentët në emisionin ‘Top Show’ por rezultoi se të përzgjedhurit përballë kreut të qeverisë ishin të rinj të FRESSH apo të angazhuar në struktura të Partisë Socialiste.
Qeveria duket se është e vendosur për ta zhvilluar një takim të tillë, pavarësisht refuzimit të studentëve, dhe duket se për këtë ka angazhuar drejtuesit e disa prej Këshillave Studentor.
Mesazhet e publikuara në rrjetin social Facebook nga studenti Kristi Trako tregojë sesi kryetari i Këshillit Studentor të Mjekësisë, në një komunikim në rrjetin Whats App, thotë se të gjithë studentët janë për dialog madje tregon edhe se ka komunikuar edhe me kryeministrin dhe ky i fundit i ka dhënë një ide sesi mund të mbahet takimi.
Siç lexohet nga mesazhet një prej anëtarëve të grupit reagon ndaj këtij qëndrimi duket hënë se klasa e tij është kundër.
Mesazhi:
Bip Bip…
Ta kuptoni pse KSFM u votua masivisht nga studentet e FM ne ndryshim nga krye-palacot e fakulteteve te tjera..
Presione dhe ftesa kemi pasur pa fund, por i kemi qendruar bindjes se asaj shumice qe besoi e luftoi bashke me ne e vazhdon ta beje.