AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 13:12

ARRSH-OST duan paratë e garancisë, kompanitë refuzojnë të kthejnë siguracionin e DH Albania

ARRSH-OST duan paratë e garancisë, kompanitë refuzojnë

Dy institucione, Operatori i Sistemit të Transmetimit si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i janë drejtuar kompanisë së sigurimit për konfiskimin e sigurimit të kontratës nga ana e kompanisë DH Albania, e cila ka mashtruar me dy tenderat e fituar.

Por duket se ky proces do të përfundojë në gjykatë, pasi kompania e sigurimit refuzon të paguajë. Sipas tyre mashtrimi që ka kryer firma DH Albania nuk është pjesë e riksut për të cilin është siguruar kontrata si dhe oferta.

Avni Ponari përfaqësuesi i një prej kompanive të sigurimit, tregon se nuk është në tagrin e tyre verifikimi i dokumentacionit që paraqet një firme, e cila ka lidhur marrëveshje me një ent publik.

Operatori i Sistemit të Transmetimit,  kërkon sekuestrimin e shumës prej 144 milion lekë, ndërsa ARRSH këkron 269 milion lekë.

Por gjasat janë që ky proces do të përfudojë në kalvarin e drejtësisë dhe shteti shqipatar vështirë se do të përfitojë ndonjë qindarkë.

Kompani DH Albania një muaj nga krijimi i saj arriti të fitojë nëpërmjet mashtrimit  dy tendera publikë me vlerë afro 30 milion euro. Por pas verifikimeve rezultoi, se ajo kishte flasifikuara dokumentat e depozituar në institucionet shqiptare.

Sipas Zërit të Amerikës, pas kësaj kompanie fshihet biznesmeni i njohur, Bashkim Ulaj.

vizionplus.tv