TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andre Gomes e ka pranuar se është shumë më i lumtur në Everton, pasi e kishte parë familjen duke vuajtur gjatë një periudhe të vështirë në Barcelonë.
Mesfushori portugez dështoi t’i përmbushë pritjet pas transferimit të majmë nga Valencia, megjithatë ai është duke e gjetur formën e tij në Merseyside, ku është i huazuar nga Barça.
“Koha ime në Barcelonë ishte e vështirë sepse nuk ndihesha i lumtur”, tha Gomes.
“I kisha disa momente të mira, por gjatë momenteve të vështira vuajta për babanë dhe nënën.
Për mua ishte shumë e vështirë t’i përmbush pritjet, jo vetëm të tifozëve por edhe të miat”, shtoi ai.
“Nuk mundja t’i shihja prindërit duke vuajtur, por tani jam duke e shijuar futbollin përsëri”, shtoi ai.