AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 11:23

Këshilli Kombëtar i PD, përfundon numërimi i votave

Këshilli Kombëtar i PD, përfundon numërimi i votave

Përfundon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Klajdi Bodlli.

Mësohet se tashmë pritet rakordimi që të dalin rezultatet. Ditën e djeshme të gjithë demokratët iu drejtuan kutive të votimit, ku votuan për 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Bodlli raporton se në përfundim të numërimit kanë votuar rreth 4750 delegatë, më shumë se 75 për qind e tyre. Kujtojmë se dje u tërhoq nga gara zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.