TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentja: Rektori dhe dekani njofton në takim vetëm ata që u interesojnë; Protesta po kthehet në lojë nervash
Studentët vijojnë protestën e tyre edhe sot para godinës së kryeministrisë.
Të vendosur, një grup të rinjsh po vijojnë qëndresën e tyre në kërkim të plotësimit të tetë kërkesave.
Një studente e Arkitekturës shprehet për ‘news 24’ se nesër është parashikuar që në orën 08.00 të mëngjesit të zhvillohet një takim me rektorin dhe dekanët e fakulteteve përkatëse, por këta të fundit kanë njoftuar vetëm ata të rinj që atyre u intereson.
“Lajmet shkojnë atje ku i intereson dekanit dhe rektorit, nuk njoftohen të gjithë studentët. Megjithatë, ne do vazhdojmë të qëndrojmë se është një kauzë e drejtë, edhe pse tani është bërë një lojë nervash.
Rama ka mundësi të plotësojë kërkesat, por sipas mënyrës së tij, por nga ana tjetër nerva kemi edhe ne. Do vazhdojmë bojkotin e mësimit deri sa të na plotësohen kërkesat”, u shpreh studentja.