TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup naziskinësh grekë të veshur me kamishat e “Agimit të Artë”, të pajisur me shtiza dhe flamuj, ushtruan terror sot rreth orës 13:00 në një nga stacionet më të populluara të metrosë së Athinës, në lagjen e njohur Monastiraqis.
Sipas portalit grek, News24.gr, ata shpërndanë fletëpalosje, ndërkohë që vazhduan të thërrisnin “Gjak, nder, Agimi i Artë”, si dhe “Kaçifas jeton, ti na udhëhiq”, në kujtim të minoritarit ekstremist, Kostandin Kaçifas, të vrarë nga RENEA në Bularat të Dropullit.
Shfaqja provokative e tyre u shoqërua me kërcënime kundër udhëtarëve që tentuan t’i filmonin ata bënin me celularët e tyre.
/TPZ.AL/