TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 21 vjeçar nga qyteti i Bilishtit ka plagosur ditën e sotme, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasin B.L, 23 vjeç.
Sipas policisë shtetasi Gevi Osmanllari, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.