AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 18:56

M’Gladbah fiton dhe merr vendin e dytë, betejë në krye të tabelës

M’Gladbah fiton dhe merr vendin e dytë, betejë në krye

Kampionati gjerman në këtë sezon duket shumë më i bukur se edicionet e shkuara, pasi nuk ka një dominim të Bajernit. Në vend të parë, është Borusia e Dortmundit që do të luajë një sfidë e gjitha për tu ndjekur kundër Bajernit të Mynihut, që pas fitores së M’Gladbah, ka zbritur në vend të tretë.

Borusia M’Gladbah fitoi takimin e sapo mbyllur në transfertën kundër Verder Bremenit dhe me tri pikët e marra, ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vend të dytë.

Fitore ka arritur të marrë edhe Mainc në transfertë, ndërsa Duseldorfi ka shpartalluar Hertën e Berlinit 4-1.

Bundesliga, java e 11-të:

Duseldorf – H. Berlin 4-1

Usami 50’, Henings 63’, Raman 84’ 90’ / Selke 88’

Frajburg – Mainc 1-3

Sallai 72’ / Gbanim 6’, Mateta 18’, Onisouo 75’

Hofenhaim – Ausburg 2-1

Kramaricc 65’, Nelson 83’ / Finbogason 69’

Nuremberg – Shtutgart 0-2

Baumgart 68’, Tomi 82’

V. Bremen – B. M’Gladbah 1-3

Sahin 59’ / Plea 39’ 48’ 52’