AKTUALITET, 8 Prill 2018, 17:50

Napoli mban gjallë ëndrrën, fiton me gol në minutën e fundit

Nga ferri në parajsë në 4 minuta. Kjo është ajo që i ka ndodhur Napoli-t në ndeshjen e sotme të luajtur kundër Chievo-s në “San Paolo”. Miqtë kanë qenë në avantazh 1-0 deri në minutën e 89-të para se Milik dhe Diawara të përmbysnin gjithçka. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, Napoli ka pasur mundësinë të kalojë në avantazh falë një penalltie të dhënë nga arbitri Manganiello në minutën e 50-të, por Sorrentino ka pritur goditjen e Mertens, duke demoralizuar vendasit, të cilët kanë pësuar golin e Stepinski-t në minutën e 73-të. Një gol që ka ardhur nga një gafë e mbrojtjes së “axurrëve”, teksa Tonelli ka humbur topin para zonës së rreptësisë dhe i ka hapur rrugë golit të verdhebluve. Një gol që ka pasur edhe pak Juventus, duke parë se asisti është dhënë nga Giaccherini, dy herë kampion i Italisë me bardhezinjtë. Napoli ka pasur disa raste të tjera për të shënuar dhe ka arritur ta gjejë golin në minutën e 89-të me Milik, i cili ka mposhtur Sorrentinon me një goditje bukur me kokë. Katër minuta më vonë ka ndodhur mrekullia, me vendasit që kanë realizuar golin e fitores me Diawara. Napoli është gjallë, ëndrra vazhdon.
Sempre! SSC Napoli ?⚽️@SempreSSCNapoli

DIAWAAAAARA!!! It’s 2-1 to , against the odds the Partenopei lead in stoppage time!