TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër shpërndarës i drogave në Tiranë është vënë në pranga nga policia. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë sot, se kanë prangosur Leonard Durrësin, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Në bazë informacioneve efektivët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin mësuar se ku person, kryente aktivitet të kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit ‘Kokainë’ në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe "Don Bosko".
Këtij personi në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Dritan Hoxha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës 25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.