AKTUALITET, 8 Prill 2018, 14:33

Zjarr në një garazh në Gjirokastër

Zjarr në një garazh në Gjirokastër

Një garazh është përfshirë nga zjarri në lagjen "Dunavat" të Gjirokastrës.

Garazhi i përfshirë nga flakët ndodhet poshtë një banese dykatëshe. Forcat zjarrfikëse po shkojnë drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.