AKTUALITET, 8 Prill 2018, 13:06

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 50-vjeçari

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në Fier. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 50-vjeçari i i cili ishte duke udhëtuar me zetor ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Në datën 08.04.2018, rreth orës 12:15, në fshatin Peshtan i Madh, në një rrugë dytësore, shtetasi S.D, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.