AKTUALITET, 8 Prill 2018, 11:40

Flet gjinekologu që i dogjën klinikën: I vdiq motra, autori ka tentuar të më vrasë me thikë!

Flet gjinekologu që i dogjën klinikën: I vdiq motra, autori ka

Lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme ku një klinikë gjinekologjike iu vu zjarri në qytetin e Vlorës, ka folur për Report TV vetë mjeku Bejkush Shehaj, e cili e ushtron profesionin e gjinekologut në spitalin e Vlorës.

Bejkush Shehaj është shprehur se është hera e tretë që kërcënohet.

Rasti ka të bëjë me motrën e personit, që ka ndërruar jetë pas lindjes.

“Motra e tij kishte lindjen e tretë me mua, herët e tjera çdo gjë kishte qenë normale, ndërsa herën e tretë pati komplikacione pas lindjes dhe ndërroi jetë”.

Për këtë arsye, sipas mjekut, personi nga Gjormi ka tentuar që t’i bëjë keq disa herë.