TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 28-të në Kategorinë Superiore, sa i përket objektivit të Europës, ishte ajo mes Laçit dhe Partizanit.
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të tjera të javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Nuk ka pasur surpriza, me Kukësin, kampionët në fuqi të Shqipërisë, që kanë marrë një fitore 1-0 në fushën e Kamzës.
Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar miqve për të zhbllokuar ndeshjen me Elton Cale dhe për të siguruar tri pikët. Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që mban vendin e dytë në kampionat me 51 pikë, nëntë larg Skënderbeut kryesues, që do të luajë nesër në fushën e Laçit.
Në vendin e tretë të klasifikimit, pas Kukësit, është Partizani i Dalipit, që ka siguruar gjithashtu fitoren e tretë radhazi në Superiore pasi ka mundur me rezultatin 3-0 Laçin në transfertë. Kjo ka qenë një përballje direkte për Europën, duke parë se dy ekipet ishin me pikë të barabrta para këtij takimi.
Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, me miqtë që kanë shënuar në minutën e 50-të me Cardoso dhe kanë siguruar tri pikët në minutat e fundit me golat e Abdurahimi (85’) dhe Progni (88’).