TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi bëri një lojë madhështore në “Santiago Bernabeu”, duke e çuar rezultatin 0-3 deri në minutën e 93-të, , duke çuar rezultatin i përgjithshëm shkon në 3-3, por një penallti e realizuar nga Ronaldo në minutën e 97-të e çoi rezultatin në 1-3 dhe i dha kualifikimin në gjysëmfinale madrilenëve. Portieri i Juves, Bufon, doli me të kuqe pas polemikave.
https://youtu.be/S4aaxLuZY-E
Pjesa e parë nisi ashtu siç dëshironte Juventusi, me një gol shumë të shpejtë të Manxhukiç i cili duke përfituar nga mungesa e Serxhio Ramos realizoi me lehtësi me kokë që në minutën e dytë. Reali u përpoq të reagonte dhe kishte iniciativën në minutat në vazhdim, por me një aksion thuajse identik, të Juventusit erdhi edhe goli i dytë i Manxhukiç, i cili ndezi shpresat italiane përballë Realit të tronditur i cili në fund të fraksionit të parë të lojës goditi traversën me anë të Varane.
Zidan bëri zëvendësime në fillimin e pjesës së dytë, duke hedhur në lojë Asensio dhe Vazkuez për Bejl dhe Kasemiro. Por Ronaldo mbetej shumë i izoluar para dhe çdo tentativë e tij drejt portës ose bllokohej nga mbrojtja e Juves, ose nga Bufon i vëmendshëm.
Në minutën e 61-të, një gafë e Keilor Navas i dhuroi mundësinë Matuidi të shënonte edhe golin e tretë, duke hapur plotësisht kualifikimin tani për të dy skuadrat, pasi juventinët barazuan shifrat 3-0 me të cilat Reali kishte triumfuar në ndeshjen e parë në Torino.