AKTUALITET, 11 Prill 2018, 23:29

Sulmi i Anjelit ndaj UEFA-s: Po godasin me dashje italianët

Sulmi i Anjelit ndaj UEFA-s: Po godasin me dashje italianët

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, ka qenë shumë i nervozuar në fund të ndeshjes që skuadra e tij fitoi ndaj Realit, por u eliminua nga Liga e Kampioneve për një penallti të dyshimtë.

“Kishte një njëanshmëri të dukshme. Po godasin me dashje skuadrat italiane. Duhet ndryshuar ai që cakton gjyqtarët çdo dy vite dhe të përshpejtojmë sa më shpejt vendosjen e VAR edhe në Ligën e Kampioneve”, tha Anjeli, i cili duket se nuk është i lumtur me punën që bën bashkëkombësi i tij, Pierluixhi Kolina, përgjëegjës i gjyqtarëve në UEFA

“Duhet të instruktojmë edhe gjyqtarët në UEFA, nëse ky është problemi në vetvete. VAR ekziston dhe duhet përshtatur kudo, së pari në Ligën e Kampioneve që është turne i rëndësishëm”, ishin fjalët e presidentit të Juventusit.