AKTUALITET, 11 Prill 2018, 23:21

Shpëtoi Realin, Ronaldo flet për penalltinë dhe ‘thumbon’ Juventusin

Shpëtoi Realin, Ronaldo flet për penalltinë dhe

Kristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, ishte vendimtar në realizimin e penalltisë që fituan spanjollët në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në minutat shtesë të takimit.

Pas takimit, ai tha për mediat: "Unë nuk e di pse ata protestojnë, është një penallti shumë e pastër. Real Madrid është në gjysmëfinale".

Në minutën e fundit të shtesës, Lukas Vazquez, i prekur nga Benatia, bie në fushë. Arbitri sinjalizon penallti dhe CR7 mposht Szczesnin, i cili zëvendësoi Bufonin, që u ndëshkua me karton të kuq për protesta.