TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Skënderbeut, Gjergj Muzaka tha pas ndeshjes se ishte shumë i lumtur për rezultatin, si dhe për golin që shënoi. Në fjalën e tij pas sfidës kundër Partizanit, Muzaka tha: “Kampionati shqiptar është i fortë, zgjat 36 javë, luftojnë 10 ekipe por titullin e fiton Skënderbeu.
Marrëdhëniet me teknikun Shehi? Shehi është një lider. Edhe kur ishte në fushë, ishte trajner. Nuk ka ndryshuar asgjë, sidomos për mua. Jemi miq të vjetër dhe unë jam gati të bëj çdo gjë që ai më kërkon. Deri më tani, dua që të jem shembull për lojtarët e rinj".