AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 22:23

Disa tifozë të plagosur, ky ishte bilanci i një panorame të turpshme në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Disa tifozë të plagosur, ky ishte bilanci i një panorame të

Duhej të ishte një festë për futbollin, pasi në Korçë po luhej ndeshja e parë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, por tifozëritë e të dy palëve, nuk e konsideruan të tillë.

Tensioni mes dy palëve arriti kulmin rreth minutës së 70′, kur edhe filloi një luftë në distancë me tifozëritë që godisnin njëra-tjetrën me sende të forta.

Disa të plagosur dhe rreth 15 minuta ndërprerje, ishte bilanci i një panorame të turpshme, që do të kërkojë një analizë të thellë dhe marrjen e masave për të eliminuar prezencën e vandalëve në shkallët e stadiumit.

Ndryshe nga pankina, në fushën e lojës gjithçka ishte Fair Play, me dy skuadrat që zhvilluan një luftë të vërtetë sportive, ndërsa fati në fund u buzëqeshi kampionëve në fuqi, Skënderbeut, që fituan me rezultatin minimal 1-0.