TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu ka mbyllur me një fitore sfidën e parë të kampionatit kundër Partizanit, pas një ndeshje shumë të ethshme mes dy skuadrave që kanë treguar rivalitet të lartë që nga minuta e parë e takimit.
Dueli ka qenë i barabartë, me skuadrat që kanë krijuar pak raste për shënim para portave kundërshtare dhe është vendosur nga një episod në fundin e saj, ku Bregu ka fituar një penallti pas një kontakti me Hoxhën.
Muzaka ka shënuar nga pika e bardhë duke i dhënë tre pikët Skënderbeut për një fillim të mbarë të sezonit nën drejtimin e Shehit.
FSHF, në bashkëpunim me policinë, vendosën që në stadium të mos jenë të pranishme forcat e policisë. E ky vendim u vu në fuqi që në ndeshjen e parë hapëse të Superiores mes Skëndërbeut dhe Partizanit.
Në minutën e 72′ të ndeshjes, tifozeria e Partizanit dhe ajo e Skënderbeut zbritën në fushë dhe filloi sherri masiv, pa forcat policore për të ndërhyrë. Pati të gjakosur dhe shumë sende të forta u hodhën në drejtim të tifozerisë kundërshtare.
Tifozët e të dy palëve kanë shkatërruar tribunat dhe vonesa e forcave të rendit ka sjellë plagosjen e disa tifozëve nga të dy palët, ndërsa vetëm pas hyrjes të policisë, tifozëritë janë ndarë. Sipas informacioneve të para, tre persona kanë përfunduar të plagosur me sende të forta dhe pas largimit të ambulancës u desh që të afroheshin stafet mjekësore të dy skuadrave për të dhënë ndihmën e parë.