TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse zërat për afrime të emrave më të mëdhenj të futbollit, si Luka Modriç e disa të tjerë nuk munguan, asgjë nuk u konkretizua.
Gjithsesi, në minutat e fundit të merkatos pati disa lëvizje, edhe pse jo me shumë zhurmë. Ish-mesfushori i Milanit dhe Fiorentinës, Rikardo Saponara i është bashkuar Sampdorias, për 11 milionë euro.
Interi ka lejuar talentin Pinamonti të largohet drejt Frosinones, por vetëm si huazim. 19-vjeçari bën pjesë në planet e Spaletit për sezonin e ardhshëm.
Milani ka arritur më në fund të shesë mesfushorin Vergara, që iu bashkua Kaljarit për vetëm 2 milionë euro. Po ashtu, ekipi i Kaljarit ka marrë edhe shërbimet e mbrojtësit të Liverpulit, ragnar Klavan.
Ndërsa Juventusi ka marrë shërbimet e 20-vjeçarit të talentuar anglez, Stivi Mavididi. Ky i fundit është rregullisht titullar te Angli u-21, por te skuadra e Arsenalit, nuk luajti asnjë ndeshje.
Ndërsa sulmuesi i njohur italian, Simone Zaza i është bashkuar Torinos dhe është rikthyer në kampionatin italian të futbollit.