AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 20:17

Vila me skuadër të re, largohet nga Shqipëria

Vila me skuadër të re, largohet nga Shqipëria

Emiljano Vila e ka mbyllur me Superioren. Mesfushori i cili në janar kaloi nga Partizani te Skënderbeu, është larguar prej korçarëve dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Greqi me skuadrën e Kërkyra, sipas Supersport.

Korçarët raportuan një ditë më parë se mesfushori nuk do të ishte në këtë ndeshje, por nuk jepeshin sqarime të tjera. Edhe në ndeshjen e Superkupës durrsaku nuk luajti për Skënderbeun.

Vila te Kërkyra ka qenë edhe në vitin 2015, por qëndroi pak kohë, pasi mori një ofertë nga Inter Baku (Keshla quhet sot) në Azerbajxhan dhe u transferua atje. Tanimë do të rikthehet sërish në Greqi, ku më parë është aktivizuar me Pas Janinën.