AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 20:55

Vetëm gjashtë stjuardë në stadium, tifozët në Korçë fillojnë të futen në fushë

Teksa po luhet ndeshja e parë për këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, në stadiumin e Korçës, gjenden vetëm 6 stjuard. Me risinë e këtij sezoni, që Policia e Shtetit nuk do të jetë e pranishme në stadiumet e Superiores, tashmë do të jenë policitë private që do të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes.

tifozet skenderbey

Por, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në një ndeshje ku përllogariten rreth 4000 tifozë, gjenden vetëm 6 stjuard, dhe të gjithë ata, para tribunës së tifozerisë mike të Partizanit. Ndërkohë, në fushë kanë filluar të futen lirisht edhe disa fëmijë, të cilët duke kapërcyer rrethimin, nuk e kanë aspak të vështirë të prekin fushën e gjelbërt.

skenderbeu korce stadiumi