TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se kishte anuluar zhvillimin e një parade ushtarake të planifikuar për në muajin nëntor në Uashington duke akuzuar politikanët vendas për caktimin e një çmimi shumë të lartë për aktivitetin.
Trump i kishte kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të organizonte një paradë ushtarake me rastin e Ditës së Veteranëve Amerikanë dhe 100-vjetorit të marrëveshjes së armëpushimit, që i dha fund Luftës I Botërore.
Ai akuzoi politikanët lokalë “që drejtojnë Uashingtonin” se e kundërshtuan idenë përmes vendosjes së një çmimi shumë të lartë për paradën.
“Kur i pyetëm të ofronin një çmim për mbajtjen e një parade të madhe festive ushtarake, ata caktuan një shifër tmerrësisht të lartë, kështu që e anulova,” Trump deklaroi përmes rrjetit social Twitter.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ai do ta kremtonte këtë ditë duke marrë pjesë në një paradë, që është caktuar të mbahet në bazën e forcave ajrore në Andrews, jashtë Uashngtonit, dhe më pas do të marrë pjesë në paradën e Parisit, që feston fundin e Luftës I Botërore më 11 nëntor, që shënon edhe përvjetorin e marrëveshjes së armëpushimit.