AKTUALITET, 29 Mars 2018, 11:12

VIDEO/Arsenal armësh në Selenicë, arrestohet një person

VIDEO/Arsenal armësh në Selenicë, arrestohet një person

Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë

Kontrolle për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje, ata me precedentë penalë apo që posedojnë lëndë narkotike

Finalizohet operacioni ''Stoeger'', ku janë sekuestruar armë, municione luftarake dhe lëndë narkotike

Arrestohet në flagrancë një shtetas

Strukturat Policore të Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në qarkun e Vlorës.

Konkretisht në territorin e Selenicës është zhvilluar një operacion, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

I.M, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

2 armë zjarri automatik model 56

1 armë gjahu teke,

121 fishekë luftarakë

447 copë fishekë për pistoletë TT M-54,

12 copë fishekë për armë gjahu

11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278/3, 280, 283/1, të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2136947239924969/