AKTUALITET, 29 Mars 2018, 11:25

Francë, shoferi tenton të përplasë me makinë një grup ushtarësh

Francë, shoferi tenton të përplasë me makinë një
Një shofer, ka tentuar ditën e sotme, të përplasë me makinën e tij, një grup ushtarësh të cilët ishin duke vrapuar. Ngjarja ka ndodhur në jug të Francës. Ushtarët janë hedhur në një kanal, në mënyrë që t'i shpëtonin përplasjes. Policia është vënë në ndjekje të makinës, e cila mendohet se është një Peugeot.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, megjithatë Franca ndodhet në nivel alarmi, që pas sulmi të pak ditëve më parë në një supermarket në Trebes, ku humbën jetën katër persona.

  /TPZ.AL/