AKTUALITET, 16 Nëntor 2019, 18:55

“Puç kushtetues”! Zbulohet surpriza e pabesueshme, ja kë fton Ilir Meta në takim

“Puç kushtetues”! Zbulohet surpriza e pabesueshme, ja kë

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”.

Sipas "News24”, ftesa është për një takim javën e ardhshme. Kjo duket e pabesueshme, për faktin se Presidenti Meta ka sulmuar ashpër Sorosin, me deklarata publike.

Ftesa e Metës për fondacionin “Soros” është për puçin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, Kreu i Shtetit iu ka dërguar një ftesë edhe përfaqësuesve së shoqërisë civile, që janë të angazhuar me Reformën në Drejtësi.

Kjo është ftesa e tretë e Ilir Metës, pasi po sot ka ftuar edhe Lulzim Bashën me të gjithë aleatët, si dhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.