AKTUALITET, 16 Nëntor 2019, 18:24

“Situatë dramatike”/ Pas Bashës me aleatët, Meta pritet të ftojë në takim urgjent edhe Këshillin e Ambasadorëve

“Situatë dramatike”/ Pas Bashës me aleatët, Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të ftojë në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.

Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve javën e ardhshme për t’i informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor, që sipas Kreut të Shtetit po rrezikon izolimin e vendit.

Kujtojmë që ditën e sotme, Meta ftoi në takim edhe kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë aleatët e tij opozitar. Ai theksonte se vendi ndodhet në një situatë dramatike, dhe se takimi duhej zhvilluar sa më shpejt, mundësisht para datës 20 nëntor.