TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti e ka cilësuar prjektin e “Mini-shengenit Ballkanik” si një projekt pervers. Në një intervistë për “Syri.net”, Mehmeti foli me tone të ashpra në adresë të kryeministrit Edi Rama sa i përket këtij projektit.
Sipas tij, ky projekt është jo vetëm pervers, por edhe cënues për interesat kombëtare të shqiptarëve.
Mehmeti shtoi se, për të forcuar vëllazërinë shqiptaro-serbe, kryeministri Rama është i gatshëm të heqë dorë edhe nga njohja e pavarësisë së Kosovës, siç po ndodh me disa shtete pas lobimit të Beogradit.
“Ti ulesh ndërton Ballkanin pa kufij, me atë, që natë e ditë punojnë kundër njohjes së Kosovës. Që natë e ditë punojnë për të gjetur shtete për të hequr njohjen e Kosovës. Ti me këta njerëz, me atë që ulesh ballë për ballë, me ata do të bësh min-schengenin, ti në të vërtetë çfarë bën? Ti e faktorizon Serbinë si faktorin kyç në Ballkan. Ti ata njerëz, që kanë të kaluar të errët, i faktorizon si paqendërtues. Po a nuk është ky mëkat i mjaftueshëm ? A nuk është kjo arsye e mjaftueshme ta kuptosh çfarë politike perverse je duke bërë? Dhe çfarë politike, që nuk ka lidhje me interesin kombëtar je duke bërë? Se me këtë nuk i ndihmon as shqiptarët në Preshevë, as shqiptarët në Kosovë, nuk i ndihmon as shqiptarët në Maqedoni.
Ju faktorizoni njerëz që e luftojnë shqiptarinë, i faktorizoni si diçka shumë e rëndësishme edhe për shqiptarinë. Unë e dëgjova kryeministrinë kur tha: “Po si do i shlyejmë ne kufijtë Nëse i kundërshton Serbia?”. Po Serbia kundërshton gjithçka. Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës. Hajde të heqim dorë edhe nga pavarësia e Kosovës. T’ia plotësojmë dëshirën. Siç po shkojnë punët, mua nuk më habit fare, nëse një ditë, kryeministri i Shqipërisë, që ti përmirësojë marrëdhëniet, që të forcojë vëllazërinë serbo-shqiptare, mos e dhëntë Zoti, të propozojë heqjen e njohjes së Kosovës. Nëse shkohet me këtë mendësi perverse politike,”– u shpreh ndër të tjera Kim Mehmeti.