TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes personave që tentoi të futej brenda sallës së gjyqit ku po zhvillohej seanca për 23 të arrestuarit, si pjesë e protestës në Rrugën e Kombit, kundër taksës, është edhe Servet Onuzi, të cilit i kanë prangosur djalin.
Në një prononcim për BalkanWeb, Onuzi, banor i Kukësit, tregon se djalin ia morën 5 furgona policie në orën 3:00 të natës. Mes të tjerash ai i bëri thirrje SHBA-ve që të ndryjë, që të ‘çlirojë’ Shqipërinë si Gjermaninë.
“E kanë arrestuar në tre të natës. Policia erdhi me 5 furgona. Është një shtetrrethim policor. Populli e ka bërë thirrjen e tij, s'ka ça të bëjë më. Donim të futeshim brenda, nuk na lanë.
Tani na ka ngelur t’i bëjmë thirrje SHBA-ve, sikur e çliruan Gjermaninë, të çlirojnë edhe Shqipërinë. Pasi ai është një njeri (Rama) që e ka lënë Shqipërinë në shtetrrethim, nuk dimë ça të bëjmë me”, tha Onuzi.