TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka disa ditë që një nga opinionistët që është një kundërshtar i ashpër i Berishës dhe një kritik i thekur i Ramës, Mustafa Nano, i ka dalë në krah anatemimeve që socialistët i bëjnë dhunës. Në këtë kuadër në një shkrim të gazetës MAPO, të titulluar: “Kundër idiotëve që mendojnë se pushteti mbahet apo fitohet me dhunë”, ai është rreshtuar përkrah Edi Ramës, në etiketimin si vandal të atyre, që shkatëruan traun e koncesionarit në Kukës. “…duhet thënë se ka qenë i pashpjegueshëm turfullimi në kor ndaj termit “vandal”. A thua se është term përbuzës. Në fakt, nuk është hiç përbuzës. Është kualifikues. Me këtë kualifikohet një veprim i caktuar. Ja përkufizimi sipas fjalorit të Oxfordit i fjalës “vandal”: Një person që qëllimisht e me ndërgjegje (deliberately) shkatërron apo dëmton pronën që i përket një tjetri. Apo e doni sipas Cambridge-it? Ok, ja: Vandal është ai person që qëllimisht dëmton pronën që i përket dikujt tjetër. Ka qenë kryeministri Rama që e ka përdorur i pari këtë term, dhe unë kam përshtypjen se Rama në asnjë rast tjetër nuk ka përdorur kaq saktësisht, e me vend, një fjalë të caktuar”.
Natyrisht Oxford dhe Cambridge e kanë përkufizuar mirë termin. Ata kanë përcaktuar se vandal quhet ai që shkatërron pronën e dikujt tjetër. Dhe këtu është thelbi i problemit: E kujt është ajo pronë: e Edi Ramës që e ndan në mënyrë arbitrare me oligarkët e tij, apo e jona që kemi paguar taksën Majko, që I kemi paguar 1.3 miliard euro qeverisë Berisha, që po i paguajmë taksën e qarkullimit qeverisë Rama.
Po toka publike pas Teatrit Kombëtar, që Rama po i’a kalon se i do qejfi firmës Fusha e kujt është? Po godina e tetarit të ri, pa garë dhe pa konkurs që po i jepet një studioje daneze e kujt është? Po toka dhe kulla e stadiumit, prapë pa tender dhe pa garë, kujt i takon.
Pra sipas Oxford dhe Camridge vandali është Edi Rama që po tjetërson pronën tonë të përbashkët. Apo jo?/LAPSI.AL