AKTUALITET, 27 Janar 2019, 14:38

Momenti dramatik/ Gruaja nxirret nga balta pas shembjes së digës

Momenti dramatik/ Gruaja nxirret nga balta pas shembjes së digës

Ky është momenti dramatik kur një grua është tërhequr nga balta nga një ekip shpëtimi me helikopter pas shembjes së një dige në Brazil duke lënë të paktën 40 vetë të vdekur dhe më shumë se 300 të humbur.

Pamjet tregojnë momentin kur punëtorët nxjerrin gruan nga balta, teksa kërkojnë me dëshpërim për të mbijetuarit.

Diga, e kontrolluar nga kompania minerare "Vale", shpërtheu të premten herët në mëngjes dhe shtëpitë në Brumandinho, në shtetin e Minas Gerais, u evakuuan.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i digës së minierës së hekurit në Feijao pritet të rritet ndjeshëm, me më shumë se 300 të zhdukur ende në fatkeqësinë më të keqe të minierave në vend që nga viti 2015.