AKTUALITET, 27 Janar 2019, 13:57

Korçë, ndalohen 9 emigrantë nga Pakistani dhe Algjeria

Korçë, ndalohen 9 emigrantë nga Pakistani dhe Algjeria

Janë ndaluar nga policia 9 emigrantë klandestin 5 prej të cilëve janë palestinezë dhe 4 të tjerë algjerianë.

Emigrantet janë kapur në fshatin Vishoticë të Korçës. Bëhet fjalë për 9 persona të gjinisë mashkullore midis tyre dy minoren.

Bëhet e ditur gjithashtu se pas marrjes së deklaratës nga ana e policisë, emigrantët janë nisur drejt Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që emigrantët e ardhur kryesisht nga vendet e lindjes të zgjedhin territorin shqiptar si pikë kalimi drejt shteteve perëndimore.