TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me makinë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Agazanna, ku sipas mediave italiane makina tip ‘Toyota Rav 4’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23 vjeçarit.
Viktima është identifikuar si Klodian Murrizi 23 vjeç dhe jetonte në Gossolengo të Italisë.
Veç shqiptarit, mësohet se në makinë ndodhej edhe një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.