TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike shprehet se shqiptarët gjatë këtyre ditëve po tregojnë se vetëm duke protestuar, mund të ndalohet e keqja.
Jamarbër Malltezi, anëtarë i kryesisë së PD-së gjatë një deklaratë për mediat tha se protesta për mos dëmtimin e kanionit të Holtës, protesta e banorëve të Astirit, ajo e studentëve, si dhe disa protesta që janë paralajmëruar që do të ndodhin, e kanë detyruar qeverinë që të marrë vendime që bien ndesh me interesat e qytetarëve.
“Protesta e Zagorisë nxori përpara shqiptarëve një kryeministër frikacak dhe mashtrues i pacipë për të mbuluar aferat e tij në grabitjen e pasurive të vendit. “Nuk bën vaki që qeveria të lejojë shpime naftëkërkuese në një Park Kombëtar”- ishte deklarata e Edi Ramës për të frenuar protestat e banorëve.
Në të vërtetë, ky është një mashtrim flagrant i një kryeministri frikacak. Vakia ka ndodhur dhe ka ndodhur me praninë dhe firmën e vetë Edi Ramës”, – shprehet Malltezi ndër të tjera.
