TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rektori i Universitetit të Shkodrës ka shprehur solidaritetin e tij në lidhje më protestën e studentëve dhe vendimin e tyre për t’u ngujuar në ambjentet e fakulteteve.
Por këta të fundit janë shprehur për Fax News se ai ka vendosur që të fik kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambjenteve ku po zhvillohet ngujimi i studentëve.
Studentët e ngujuar i bëjnë thirrje rektorit që dëshirën e mirë për bashkëpunim ta konkretizojë duke hequr dorë nga këto metoda.
Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vijojnë ngujimin e tyre prej 7 ditësh në ambjentet ku studiojnë, duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre që i janë adresuar ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Rama.