AKTUALITET, 27 Janar 2019, 14:07

E ardhmja e Rakitiç në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka vendosur për kroatin

E ardhmja e Rakitiç në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka

Ivan Rakitiç nuk e ka të sigurt të ardhmen te Barcelona.

Kampionët aktual të Spanjës kanë mbyllur marrëveshjen me talentin holandez Frenkie De Jong i cili luan në pozitën e kroatit Rakitiç.

Me ardhjen e holandezit hapësirat e kroatit në formacion pritet të minimizohen dukshëm.

Mundo Deportivo ka shkruar se shitja e Rakitiçit është skenari më i mundshëm nga klubi katalanas.

Barcelona ka shpenzuar shumë për ta përforcuar skuadrën dhe tani synon të shesë disa lojtarë për t’i balancuar bilancet.

Paris Saint Germain, Monaco, Bayern Munich dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për kroatin.

Barcelona ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë lojtarin në janar apo në verë.

Për ta lënë të lirë kroatin, Barcelona synon të fitojë rreth 65 milionë euro.