BOTA, 7 Dhjetor 2017, 16:05

Mogherini: Vendimi amerikan për Jeruzalemin na kthen pas në kohë

Mogherini: Vendimi amerikan për Jeruzalemin na kthen pas në kohë

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit ka një ndikim potencial shumë shqetësues përsa i përket kontekstit të tij delikat, deklaroi sot shefja e politikës ë jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Njoftimi i këtij vendimi ka aftësinë të na çojë prapa në kohë më të errëta sesa ato ku po jetojmë”, deklaroi sot Mogherini në Bruksel.

”Kjo çështje pritet të diskutohet edhe më gjerë në një takim që do të zhvillohet të hënën midis kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ministrave të Jashtëm të BE-së”, shtoi Mogherini