TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja britanike, Theresa May duhet të paraqesë deri të dielën, në Bruksel, propozimet e reja të Brexit, një kohë e mjaftueshme për të diskutuar mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare që pritet të fillojnë javën e ardhshme, deklaroi Komisioni Evropian.
Bashkimi Evropian dëshiron të qartësojë tre veçoritë kryesore të largimit të Britanisë përpara fillimit të bisedimeve mbi marrëdhëniet e ardhshme, një hap që Londra shpreson ta arrijë në samitin e liderëve të BE-së, më 14-15 dhjetor.
Por, propozimet e kryeministres May kanë hasur vështirësi në opozitën e vendit.
“Bisedimet mes Brukselit dhe Londrës vazhdojnë ende, por deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, tha zëdhënësi i komisionit, Margaritis Schinas, duke shtuar se kryeministrja britanike, May duhet të kthehet propozimet e reja të Brexit, në takimin e javës së ardhshme, në Bruksel.
“Në këtë institucion ne punojmë një javë të plotë 24 orë për shtatë ditë dhe java jonë përfshin edhe të dielën”, theksoi ai.
“Raportet për zgjatjen e afatit deri në javën e ardhshme nuk janë të sakta”, tha Schinas.
“Çdo ditë e humbur e vështirëson edhe më shumë situatën”, deklaroi Schinas lidhur me negociatat.