BOTA, 5 Dhjetor 2017, 10:06

Gjykata Supreme rikthen në fuqi dekretin kundër imigracionit të Donald Trump

Gjykata Supreme rikthen në fuqi dekretin kundër imigracionit të

Gjykata Supreme e SHBA-së autorizoi sot aplikimin e plotë të dekretit kundër imigracionit të nënshkruar nga Donald Trump, që ishte pezulluar në pritje të një shqyrtimi të plotë të kësaj mase që bllokon ardhjen e qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Versioni i tretë i këtij dekreti shumë të kritikuar u pezullua nga një gjyqtar në Havai, i cili vlerësoi se “ky tekst nuk arrinte të tregonte se si autorizimi i hyrjes së 150 milionë shtatas të huaj nga vendet e prekura dëmtonte interesat e SHBA-së”.