TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia u shpreh sot shumë e shqetësuar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit duke u kërkuar palëve pjesëmarrëse në konfliktin izraelo-palestinez vetëpërmbajtje dhe dialog.
“Moska është shumë e shqetësuar për vendimin që u njoftua në Uashington”, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë duke rritur frikë për pasoja të rënda për rajonin në tërësi.
Presidenti amerikan, Donald Trump njohu dje zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Ai mori përsipër një qasje të re mbi konfliktin izraelito-palestinez duke garantuar mbajtjen e një premtimi që paraardhësit tij kanë dështuar ta respektojnë.
Trump urdhëroi fillimin e përgatitjeve për transferimin e ambasadës amerikane në Jeruzalem duke bërë thirrje për qetësi dhe tolerancë.