BOTA, 4 Dhjetor 2017, 13:17

Erdogan: Biznesmenët që largojnë pasurinë nga vendi kryejnë “tradhti”

Erdogan: Biznesmenët që largojnë pasurinë nga vendi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se biznesmenët që përpiqen ta largojnë pasurinë jashtë vendit, kryejnë “tradhti”.

“Jam i vetëdijshëm se disa biznesmenë po përpiqen t’i dërgojnë pasuritë e tyre jashtë vendit dhe i bëj thirrje qeverisë  që të mos i autorizojë këto lëvizje, pasi ato janë akte të tradhtisë”. -ka  deklaruar Ergodan.

Megjithatë, ai nuk e ka përmendur ndonjë emër të biznesmenëve  të mundshëm, që janë përpjekur ta largojnë pasurinë nga Turqia.

Këto komente u bënë vetëm disa ditë pasi prokurorët urdhëruan konfiskimin e pasurisë së një tregtari me ar me shtetësi turko-iraniane, i cili në një gjykatë në Nju Jork po dëshmon kundër një bankeri turk të akuzuar se i ka shkelur sanksionet e Shtetevetë Bashkuara kundër Iranit.

Në dëshminë e tij, biznesmeni me ermin, Reza Zarrab, e ka akuzuar Erdoganin dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, se kanë marrë pjesë në nënshkrimin e një transakcioni në skemën prej 1 miliard dollarësh për t’i pastruar parat iraniane nga shitja e naftës dhe gazit, nëpërmjet transakcioneve me ar, në mënyrë që Iranit t’i mundësohej shfrytëzimi i fondeve në aspektin ndërkombëtar duke i shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara.