BOTA, 7 Dhjetor 2017, 08:47

Të gjitha sekretet e familjes së Vladimir Putin: Vazja të fshehura, dhëndër të pasur, dhe ajo që askush nuk mund të shohë në trupin e tij!

"Do të kandidohem për postin e Presidentit e Rusisë", tha pasditën e së mërkurës, Vladimir Putin ndërsa i drejtohej punëtorëve të kompanisë së automobilave në qytetin Nizhnje Novgorod, vetëm disa orë pasi që në një tubim me të rinjtë kishte deklaruar se vendimin do ta marr shumë shpejtë.

Putin i cili në pushtet është si president dhe kryeministër gati dy dekada, në marsin e vitit 2018 do të kandidoj për mandatin e ri. Përkundër vështërsive ekonomike dhe tensioneve në rritje me Perëndimin, sondazhet tregojnë se Vladimir Putin sërish do të fitoj.

Është e njohur që Vladimir Putin ishte i martuar me Ljudmillën plotë 31vjet dhe se me të ka dy vajza tashmë të rritura,  Marijën dhe Jekatarinën ose Katarinën. Për shumë kohë janë fshehur nga opinioni, dhe e vetmja gjë që Putin ka pranuar para disa muajve është se të dyja vajzat e tij jetojnë në Rusi dhe se nuk janë persona publik. Ai gjithashtu tha se nuk merren as me politikë dhe as me biznes, dhe se kanë karrierat e tyre që i zhvillojnë me sukses.

Marija Putina ose Marija Putin është vazja e madhe e cila është e lindur më 1985. Ka studiuar biologji në Universitetin shtetëror Sankt Peterburg, dhe mjekësinë në Moskë. Deri para pak kohësh ka jetuar në Holandë, afër Hagës, me bashkëshortin e saj, biznesmenin holandez Jorrit Faassen. Banesa ku kanë jetuar para pak kohësh është shitur 3.000.000 dolara. Opinioni është informuar mbi këtë banesë në Holandë dhe faktin se ai është shitur.

 

https://youtu.be/eaea7Vqph3Y

 

Për Jorrit Faassenin dihet se ka punuar në Gazprom, kompania më e madhe kjo ruse e naftës ku është bashkëpronar edhe presidenti rus. Faassen ka studiuar për arkitekturë dhe  e vetmja gjë që dihet është se në vitin 2012 kishte një aksident trafiku në Moskë, kur makina e tij u përplas me atë të bankieit të njohur rus, Matveya Urina. Pas aksidentit, Faassen është sulmuar nga bankieri dhe truprojat e tij por nuk ishin në dijeni se me kë kanëpunë. Shumë shpejtë do të mbërrij edhe dënimi zyrtar. Urin, përveç se për shkaktim të aksidentit dhe sjelljes së dhunshme, ka përfunduar në burg 7 vjet e gjysëm për shkak të mashtrimit të

517.000.000 dollarëve.

Në Gazprom, Faassen ishte Drejtor ekzekutiv, e disa media kanë shkruar se çifti është celebruar dhe kanë fëmijë. Putin e ka pranuar këtë vit se ka nipër, por dëshiron që ata të kenë fëmijëri dhe rini normale, dhe të mos rriten sikur princër.

 

https://youtu.be/jbAweuk2gUw

 

 

Jekatarina Tihonova, ose vetëm Katerina, është vajza e Putinit një vit më e re se e motra Marija. Ka mbaruar për gjuhën gjermane në Moskë dhe është e martuar me djalin e mikut të ngushtë të Putinit. Fjala është për 35-vjeçarin Kiril Shamalov me të cilin është  e celebruar që nga viti 2013. Katerina nuk dëshironte të identifikohej si vajza e njeriut më të fuqishëm në Rusi, kështu që ka marr mbiemrin e gjyshes nga nëna. Është marr me vallëzim akrobatik ku ishte edhe shumë e suksesshme, dhe çuditërisht qysh në atë kohë, kur ishte plotësisht anonime, dyshohej se ishte vajza e Putinit, për shkak të ngjashmërisë shumë të madhe fizike.

Jekatarina është drejtore e Fondacionit për zhvillim kombëtar dhe intelektual, pastaj Qendrës kombëtare intelektuale për rezerva, ndërsa udhëheqë edhe Qendrën  shkencore, Inopraktika, në Universitetin shtetëror të Moskës, me vlerë 1.7 miliardë dollar.

Bashkëshorti i saj Kiril Shamolov është njëri ndër miliarderët më të rinjë në botë, e revista “Forbes” e vlerëson në 1,3 miliardë dollarë. Karriera e tij e shkëlqyer filloi kur ende nuk ishte as 20 vjeç. Qysh atëherë ishte emëruar këshilltar kryesor juridik për punë të jashtme-ekonomike në “Gazprom”. Në vitin 2004 emërohet juristi kryesor në shërbimin juridik të “Gazprom”-it, e më pas edhe konsulent i ministrisë së financave për drejtimin e pasurisë shtetërore, privatizimin dhe reformën e ndërmarrjeve shtetëror.

https://youtu.be/5JLY59psUq0

Katër vjet më vonë, sapo mbushi 26 vjeç u emërua Zv/president për administrimin e biznesit në kompaninë petrokimike “Sibur Holding”. Kompania ka selinë në Moskë, e Kiril pikërisht në këtë post ka krijuar pasuri shumë të madhe. Qeveria e Rusisë ka rreth 38 për qind të akioneve të kompanisë, e kur bleu në vitin 2014 aksione në fabrikën ruse të çimentos, Kiril ka kaluar në punë të reja. Por, ka ruajtur vendin në Këshillin drejtues të “Sibur Holding”. Përveç kësaj themelon kompaninë “Ladoga Management” e cila do të investoj në industrinë inxhinjerike të shërbimeve IT  dhe ngjashëm.

https://youtu.be/vC8NA8HVE-I

Jekatarina dhe Kiril, sipas Agjencisë së lajmeve Reuters, në vitin 2015 kishin një pasuri me vlerë rreth 2.000.000.000 dollarë, e vetëm vila në Francë kishte një vlerë prej 3.700.000 dollarë.

Shumica e kujtojnë martesën e tyre të mrekullueshme të cilën e organizuan në qendrës luksoze të skijimit “Orekhovo” afër Moskës, në resortin “Igor”.  Gjithçka të kujtonte skenat e filmit “Dr. Zhivago”.  Të porsamartuarit në resort u dërguan në sajë që tërhiqeshin nga dy kuaj të bardhë. Në hyrje të resortit, të gjithë darsmorët u detyruan të dorëzojnë celularët pranë punëtorëve të sigurimit. Të ftuar ishin 100 persona, të cilët patën rastin të bënë patinazh gjatë natës, në një fushë patinazhi që ishte afër.

Disa thonë se në zgjedhjet e vitit 2024, Putinin mund ta trashëgoj pikërisht

Jekatarina sepse ai më nuk mund të kandidohet për president. Babai ka filluar tashmë ta përgatis për detyrën e re, e ajo në vitin përkatës do të jetë 38 vjeçe.

 Sekreti i Putinit: Diçka në trupin tij askush nuk guxon ta shoh!

Në mediat perëndimore, Presidenti rus Vladimir Putin shpesh mbanë nofkën “Njeriu në të zeza”, të cilin e ka marr për shkak të ngjyrës së tij të preferuar të rrobave.

Mirëpo, edhe pse protokolli diplomatik dhe rregullat e rrepta të veshjes nuk i lënë shumë hapsirë për imagjinatë dhe zhvillim të stilit personal, megjithatë Putini ka vendosur të rrezikojë dhe zgjerojë gamën e ngjyrave që ai vesh.

Drejtimi i një vendi aq të madh është obligim shumë i madh, por macho presidenti  këtë e bënë pa problem, duke lënë përshtypjen se ka shumë vetëbesim. Për këtë arsye e quajnë edhe James Bondi rus, e ta mbashë një titull të tillë nuk është edhe aq e lehtë.

https://youtu.be/H9_8IK3Sy8E

Por, siç duket, Vladimir Putin, i cili është me vite të tëra në pushtet, ka arritur të përvetësoj të gjitha sekretet e agjentit sekret legjendar, e ndër to edhe sekretin e pamjes së përsosur.

Sekreti i rrobave

Vladimir Putin vesh ekskluzivisht kostume të qepura me porosi, dhe brendet e tij të preferuara janë “Kiton” dhe “Brioni”, të cilat kushtojnë të paktën 5.000 euro për copë.

Në kostumet e tij punon një rrobaqepës prej fillimit deri në fund të proçesit, i cili zakonisht zgjatë më shumë se dhjetë orë. Gama e ngjyrave është mjaft e kufizuar edhe tek presidenti rus, mbizotëron e zeza, blu e errët dhe nuansat gri, derisa  gjatë verës lejon një ndjekje të modës me një ngjyrë gri të lehtë.

Gjithçka dihet përpara dhe kombinimet e ngjyrave kryesisht janë të pandryshuara  - me kostum blu të errët dhe gri kombinohet këmisha ngjyrë qielli dhe kollarja blu e errët, ndërsa me kostum të zi kombinohet këmisha e bardhë me kollare të zezë ose të kuqe.

https://youtu.be/_lUHL4VX3_Y

Për shkak të lartësisë jo shumë mbresëlënëse të Putinit prej 170 centimetrash, ai kurrë nuk mbanë modele kollaresh që bien në sy, por zakonisht i ka ato me pika-pika ose kubik të voglë. Në shumicën e rasteve janë ato të markës “Valentino”, ndërsa këpucët e tij të preferuara janë ato të markës “Salvatore Ferragamo”.

Edhe pse preferon brende ekskluzive dhe të duket mirë në pamje, presidenti rus nuk mund të ndërlidhet dot me atë që mbanë veshur, arsye kjo që ai dhe stilisti i tij me dekada të tëra kanë vetëm një sekret. Në fakt, para veshjes, nga rrobat detyrimisht largohet çdo etiketë, në mënyrë që askush nga gazetarët të mos ketë mundësi që të dallon se cila është vlera që Putin mbanë veshur në trup.

 Për raste joformale, Putin zgjedh stilin casual që për të nënkupton një triko me prerje V, një xhup të zi, model kamuflazhi ose  xhup me pendë.

Koleksioni i orëve të dorës

 Mediat i kushtojnë një rëndësi të veçantë orëve që mbanë Putin, e thuhet se ai ka 11 lloje të orëve të shtrenjta. Në mesin e tyre më i shtrenjti është A. Lange & Söhne Tourbograph Pour le Merite çmimi i të cilit është rreth 500.000 dollarë, e në dorën e tij është parë që mbanë edhe orët Philippe Perpetual Calendar, Patek Philippe Calatrava, Breguet Marine i IWC Pilot’s Watch Mark XV.

Megjithatë, orët e tij të preferuara janë ato të markës “Blancpain”,  njërit prej brendeve më të vjetëra zvicerane, prej të cilëv madje ka pesë lloje. Në fillim të ndërtimit të HEC-it “Nižnjeburej” në vitin 2010,  Putin duke rrespektuar traditën e punëtorëve të enegjetikës, e ka gjuajtur orën e tij “Blancpain” në themelet e sapohapura. Viteve të fundit Putin me kujdes i fshehë orët e tij nën këmishë.

TPZ.AL